Deshiroj te hap diskutimin e pare në gjuhën shqipe me disa shembuj të marrë nga dokumentet strategjike afatmesme dhe afatgjata të shteteve siç janë: Estonia, Kroacia, Shqipëria dhe në fund Kosova. Të gjitha këto për të paraqitur një pasqyrë të mënyrës së planifikimit afatgjatë dhe afatmesëm në këto shtete. Nuk do të përqendrohem në shifra, por do të përqendrohem në koncepte të planifikimit, të cilat në Kosovë i shoh si jo të qëlluara për të arritur efekte optimale të shpenzimeve. Për këtë më është nevojititur shqyrtimi i dokumenteve të ndryshme të planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, të shteteve të lartëpërmendura.
Do të filloj nga Estonia. Planifikimi i tyre afatmesëm-afatgjatë përbëhet prej katër viteve dhe përputhet me mandatin e tyre të qeverisë. Për aq sa kam mundur të gjej, aktualisht si plan bazë katërvjeçar është programi i qeverisë. Një prej qëllimeve/synimeve/objektivave sa i përket sektorit të arsimit është si vijon:
• Deri 2010, të rritet pjesëmarrja në “Arsim për të Rritur” (arsim profesional) nga
6% deri në
12,5%. (Programi për periudhën 2007-2011)
Menjëherë mund të gjejmë se në vitin 2008 jepet pasqyra e performancës për tre tremujorët e parë të atij viti, dhe për këtë qëllim/synim/objektiv, kemi si më poshtë:
Rezultati mesatar për tre muajt e parë të vitit 2008 është 9,4%.
Pra qëllim/synim/objektivë e e thjeshtë, e matshme, specifike, dhe shumë i qartë sa i përket lidhjes së buxhetit dhe politikës.
Sa i përket Kroacisë, një vend të cilin e kam vizituar, çështja e planifikimit afatmesëm nuk është qendrore, pra në nivel të qeverisë, por në nivel të ministrive sektoriale përmes Planeve Zhvillimore 5 vjeçare (së paku aq kam mundur të gjej) që përputhet me shtrirjen e rekomanduar nga shumë autorë të njohur për strategjitë. Në Planin Zhvillimor 2005 – 2010, si objektiva zhvillimore për sektorin e arsimit jepen si më poshtë:
• Deri në 2010, të rritet shkalla e regjistrimit në institucionet parashkollore nga
43% sa është aktualisht në 60% • Deri në vitin 2010, të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në institucionet parashkollore nga
96% në 98%. Edhe këtu gjejmë formulime të thjeshta të thjeshta, të matshme, specifike dhe shumë të qarta sa i përket planifikimit afatmesëm.
Në Shqipëri, sa i përket planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë të arsimit, gjejmë Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2004-2015 e cila është gjithëpërfshirëse dhe shumë e përgjithshme (nuk u përqëndrova shumë në këtë për shkak të përmbajtjes së përgjithshme), dhe pastaj Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009 – 2013. Në këtë strategji gjejmë objektiva 4 vjeçare të zbërthyera nëpër vite ku një shembull kemi më poshtë:
2007 Objektivat për Shqipërinë
Shqipëri Mesatarja 2009 2011 2013
Numri mesatar i orëve për vit për EU
• 7-8 vjeç 570 750 600 660 750
• 15 vjeç 780 900 800 850 900
Numri i ditëve të mësimit 167 185 175 180 185
Numri i javëve të mësimit 35 37 35 36 37
Pastaj, kjo strategji zbërthehet tutje në prioritetet afatmesme të paraqitura në Planin Buxhetor Afatmesëm ku secila prej tyre ka ndërlidhje apo efekt drejtpërdrejtë apo të tërthortë në arritjen e objektivave të strategjisë 4 vjeçare. Për më shumë, të njëjtat zbërthehen tutje në Planin e Integruar të Ministrisë.
Sa i përket dokumenteve strategjike në Kosovë, kemi programin e Qeverisë që është shumë i përgjithshëm dhe KASH-in, mirëpo në raste të caktuara kemi edhe strategji të sektorëve ku si shembull do të marrë një objektive strategjike të sektorit të arsimit që ka të bëj me arsim gjatë tërë jetës.
• Arsimi tërëjetësor dhe zhvillimi i resurseve njerëzore.
Kjo paraqet një formulim të përgjithshëm jospecifik, jo të matshëm, e që duke marrë parasysh se i tërë KASh-i përmbanë formulime të tilla shohim se prej nga rrjedh vlerësimi në PEFA, citoj, “Dokumenti i KASH paraqet dekleratën e misionit dhe përshkrimin e situatës ekzistuese dhe synimet/qëllimet, mirëpo këto nuk janë uniforme sa i përket cilësisë dhe qartësisë”.
Mendoj se vëmendja nga formulimet cilësore (kualitative) duhet të kalojë në formulime sasiore të cilësive apo me fjalë të tjera në outpute apo siç njihen në Shqipëri produkte. Mirëpo, ajo çka më brengos dhe të cilën do ta ndaj këtu në formë të pyetjes është - A mendoni se sistemi “dual budgeting” që ekziston në Kosovë do të mund t’i bëj ballë prioriteteve cilësore të shprehura në mënyrë sasiore? - duke marrë parasysh se nga shembujt e lartëpërmendur shohim se se, ndër të tjerash, ka objektiva/qëllime/synime të cilat nuk kanë të bëjnë me investime kapitale mirëpo kanë ndikim të konsiderueshëm në zhvillim. (shih synimin/objektivin/qëlllimin e Qeverisë të Estonisë).