Author Topic: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin  (Read 1087 times)

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerësimi i Ndikimit / Impact Assessment
Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« on: October 30, 2010, 21:41:01 GMT »
Deshiroj te hap diskutimin e pare në gjuhën shqipe me disa shembuj të marrë nga dokumentet strategjike afatmesme dhe afatgjata të shteteve siç janë: Estonia, Kroacia, Shqipëria dhe në fund Kosova.  Të gjitha këto për të paraqitur një pasqyrë të mënyrës së planifikimit afatgjatë dhe afatmesëm në këto shtete. Nuk do të përqendrohem në shifra, por do të përqendrohem në koncepte të planifikimit, të cilat në Kosovë i shoh si jo të qëlluara për të arritur efekte optimale të shpenzimeve. Për këtë më është nevojititur shqyrtimi i dokumenteve të ndryshme të planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, të shteteve të lartëpërmendura.
 
Do të filloj nga Estonia.  Planifikimi i tyre afatmesëm-afatgjatë përbëhet prej katër viteve dhe përputhet me mandatin e tyre të qeverisë.  Për aq sa kam mundur të gjej, aktualisht si plan bazë katërvjeçar është programi i qeverisë. Një prej qëllimeve/synimeve/objektivave sa i përket sektorit të arsimit është si vijon:
 
        •   Deri 2010, të rritet pjesëmarrja në “Arsim për të Rritur” (arsim profesional) nga 6% deri në 12,5%. (Programi për periudhën 2007-2011)

Menjëherë mund të gjejmë se në vitin 2008 jepet pasqyra e performancës për tre tremujorët e parë të atij viti, dhe për këtë qëllim/synim/objektiv, kemi si më poshtë:

   Rezultati mesatar për tre muajt e parë të vitit 2008 është 9,4%.
 
Pra qëllim/synim/objektivë e e thjeshtë, e matshme, specifike, dhe shumë i qartë sa i përket lidhjes së buxhetit dhe politikës.

Sa i përket Kroacisë, një vend të cilin e kam vizituar, çështja e planifikimit afatmesëm nuk është qendrore, pra në nivel të qeverisë, por në nivel të ministrive sektoriale përmes Planeve Zhvillimore 5 vjeçare (së paku aq kam mundur të gjej) që përputhet me shtrirjen e rekomanduar nga shumë autorë të njohur për strategjitë.  Në Planin Zhvillimor 2005 – 2010, si objektiva zhvillimore për sektorin e arsimit jepen si më poshtë:

        •   Deri në 2010, të rritet shkalla e regjistrimit në institucionet parashkollore nga 43% sa është aktualisht në 60%
        •   Deri në vitin 2010, të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në institucionet parashkollore nga 96% në 98%.
 
Edhe këtu gjejmë formulime të thjeshta të thjeshta, të matshme, specifike dhe shumë të qarta sa i përket planifikimit afatmesëm.
 
Në Shqipëri, sa i përket planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë të arsimit, gjejmë Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2004-2015 e cila është gjithëpërfshirëse dhe shumë e përgjithshme (nuk u përqëndrova shumë në këtë për shkak të përmbajtjes së përgjithshme), dhe pastaj Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009 – 2013.  Në këtë strategji gjejmë objektiva 4 vjeçare të zbërthyera nëpër vite ku një shembull kemi më poshtë:


   
                                                                           2007                                            Objektivat për Shqipërinë
                                                            Shqipëri             Mesatarja                        2009         2011     2013
Numri mesatar i orëve për vit                                                     për EU
              •   7-8 vjeç                                 570                    750                                600           660        750
              •   15 vjeç                                  780                    900                                800           850        900
Numri i ditëve të mësimit                                  167                    185                                175           180        185
Numri i javëve të mësimit                                  35                      37                                  35            36          37


Pastaj, kjo strategji zbërthehet tutje në prioritetet afatmesme të paraqitura në Planin Buxhetor Afatmesëm ku secila prej tyre ka ndërlidhje apo efekt drejtpërdrejtë apo të tërthortë në arritjen e objektivave të strategjisë 4 vjeçare.  Për më shumë, të njëjtat zbërthehen tutje në Planin e Integruar të Ministrisë.

Sa i përket dokumenteve strategjike në Kosovë, kemi programin e Qeverisë që është shumë i përgjithshëm dhe KASH-in, mirëpo në raste të caktuara kemi edhe strategji të sektorëve ku si shembull do të marrë një objektive strategjike të sektorit të arsimit që ka të bëj me arsim gjatë tërë jetës.
         •   Arsimi tërëjetësor dhe zhvillimi i resurseve njerëzore.

Kjo paraqet një formulim të përgjithshëm jospecifik, jo të matshëm, e që duke marrë parasysh se i tërë KASh-i përmbanë formulime të tilla shohim se prej nga rrjedh vlerësimi në PEFA, citoj, “Dokumenti i KASH paraqet dekleratën e misionit dhe përshkrimin e situatës ekzistuese dhe synimet/qëllimet, mirëpo këto nuk janë uniforme sa i përket cilësisë dhe qartësisë”.

Mendoj se vëmendja nga formulimet cilësore (kualitative) duhet të kalojë në formulime sasiore të cilësive apo me fjalë të tjera në outpute apo siç njihen në Shqipëri produkte.  Mirëpo, ajo çka më brengos dhe të cilën do ta ndaj këtu në formë të pyetjes është - A mendoni se sistemi “dual budgeting” që ekziston në Kosovë do të mund t’i bëj ballë prioriteteve cilësore të shprehura në mënyrë sasiore? - duke marrë parasysh se nga shembujt e lartëpërmendur shohim se se, ndër të tjerash, ka objektiva/qëllime/synime të cilat nuk kanë të bëjnë me investime kapitale mirëpo kanë ndikim të konsiderueshëm në zhvillim.  (shih synimin/objektivin/qëlllimin e Qeverisë të Estonisë).

« Last Edit: October 30, 2010, 22:30:20 GMT by Albani »

Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #1 on: November 11, 2010, 13:39:14 GMT »
Kosova eshte nje shtet i ri dhe eshte mese normale qe te kete mangesi te llojit qe keni permendur ju. Edhe ne Shqiperi, ne fillim te viteve 2000, kur u permendje njerezve qe Objektivat qe ata paraqisnin duhet ti benin SMART (Specifik, te Matshem, te Arritshem, Realist dhe Te kufizuar ne kohe), te shikonin si te habitur. Viti i pare qe PBA eshte bere si ushtrim ishte viti qe tregoi pikerisht mungesen e vizionit te njerezve.
Pastaj me perseritjen e ushtrimit u kuptua qe berja SMART e Objektivave u sherbente vete njerezve qe te dinin se cfare po benin dhe si duhet te vepronin ne te ardhmen.
Pra, per mua Kosova duhet te filloje me procesin, pasi sa me shpejt te filloje, aq me shpejt njerezit do ndergjegjesohen qe berja SMART e Objektivave do i ndihmoje ata ne punen e tyre te perditshme. Kur them njerezit, nenkuptoj administrata dhe politikeberesit.

Arsimi eshte nje fushe qe, per mendimin tim, eshte shume e thjeshte per tu perkthyer ne Tregues te matshem, pasi kemi te bejme me shkolla, me nxenes te regjistruar, me nxenes qe mbarojne shkollen fillore dhe fillojne shkollen e mesme dhe pastaj kalojne ne sistemin universitar. Per me teper Kosova ka hedhur nje hap qe duhet pershendetur, qe eshte Akreditimi i Universiteteve qe ishte i domosdoshem per te eliminuar kaosin ne Arsimin e Larte (sic eshte akoma ne Shqiperi ku nuk ngeli lagje e Tiranes pa pasur nje Universitet privat!!!!).



Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerësimi i Ndikimit / Impact Assessment
Re: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #2 on: December 04, 2010, 21:25:26 GMT »
Unë morra si shembull dokumente të planifikimit afatmesëm të disa shteteve, ndërsa Sektori i Arsimit është zgjedhur rastësisht. Të njëjtën gjë do të mund ta bëja edhe për sektorët tjerë.  Sa i përket shtetit të ri, unë mendoj se proceset e planifikimit në Kosovë të cilat janë futur në përdorim nga zeroja (viti 2000, 2001, 2003) kanë qenë përparësi në krahasim me proceset e vendeve të tjera, p.sh. Shqipëria, Kroacia.  Personalisht kam pasur rastin të vizitojë këto dy vende, dhe në njërën prej tyre na është thënë sa me fat jeni që keni filluar prej zeros, sepse ata ende përdornin sistemet e vjetra dhe as qe tentonin të mendonin për vështirësitë që do t'i hasnin me rastin e fillimit të procesit për ndërrimin e tyre.

Unë më shumë për këtë fajësoj imponimet nga "shkolla" të ndryshme, që janë mundësuar nga mënyra "sui generis" e funksionimit të Kosovës prej vitit 1999, dhe vazhdon edhe sot. Si shembull mund të marrë periudha të ndryshme, njëra prej tyre 2003-2006 ku planifikimi afatmesëm është bërë në kuadër të dokumentit MTBF, dhe udhëzimeve që buxheti vjetor të jetë në harmoni me politikat e paraqitura në atë dokument.  Pastaj, vjen një shkollë tjetër dhe fut në përdorim dokumentin MTEF.  Këtu hyn edhe përkrahja sipas "shkollave" të ndryshme e që sot ka rezultuar me koncepte dhe terme të ndryshme të planifikimit në dokumentin aktual MTEF.  Aty mund të gjenden objektiva, synime, caqe, objektiva strategjike, varësisht se me cilin sektor kemi të bëjmë.  Pastaj ekzistojnë objektivat në nivelin e investimeve individuale apo projekteve të investimeve (mos të harrojmë që investim quhet edhe blerja e kompjuterëve).  Pastaj ka "outcomes", "outputs", "results" e kshtu me radhë e të gjitha këto e kanë bërë punën aq komplekse, sa që në mënyrë të vazhdueshme ka vlerësime për mungesë kapacitetesh, ku kapacitetet janë më se të zhvilluara nëse marrim parasysh këtë kompleksitet por të zhvilluara në drejtim të gabueshëm. E gjithë kjo ka bërë që përpjekjet të përqendrohen panevojë në atë se a të quhet synim, objektivë, cak se sa në atë nëse synimi, objektivi, caku duhet të jenë "SMART".

Kështu që ajo çfarë mbetet është një vullnet për një koordinim të "shkollave" të ndryshme nga qeveria përmes krijimit të sistemit të planifikimit, që në Shqipëri quhet SPI ku do të vendosej baza gjithëpërfshirëse e koncepteve të planifikimit, së bashku me veglat e përshtatshme, që do të siguronte masa të unifikuara të matjes pavarësisht "shkollës" së përfshirë.


« Last Edit: December 05, 2010, 09:02:18 GMT by Napodano »

Jolanda

  • Guest
Re: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #3 on: December 12, 2010, 22:21:24 GMT »
Mua me pelqen debati lidhur me planifikimin afatmesem dhe lidhjen me buxhetin. Nisur nga eksperienca ime ne Shqiperi dhe ne Kospve duke marre shkas nga diskutimi i filluar midis dy kolegeve te mi, do doja te vija theksin ne domosdoshmerine e planifikimit afatmesem per vendet tona, sidomos e lidhur me procesin e integrimit europian. Kohet e fundit kam bere nje tour ne te gjitha ministrite e linjes se Kosoves per ti asistuar ne procesin e hartimit te Planit te ri Te Partneritetit Europian per vitin 2011. Ajo c'ka kam vene re ne Kosove eshte mungesa e nje lidhjeje te qarte ne terma financiare, te dokumentave dhe programeve strategjike per Kosoven me MTEF dhe buxhetin.

Shpesh ne dokumentin e PVPE-se hasen aktivitete te perfshira te cilat nuk mbeshteten as ne MTEF apo sic njihet ne Kosove KASH, dhe as ne buxhetin vjetor. Mos lidhja e aktiviteteve te natyres strategjike sic jane ato qe perfshihen ne PVPE, me KASH apo me buxhetin, nuk ben gje tjeter vecse ndermarrjen e disa angazhimeve te cilat me gjithe vullnetin dhe deshiren e mire qe te realizohen nuk perbejne gje tjeter vecse disa angazhime te cilat nuk kane gjasa te realizohen duke rezultuar te jene as me shume e as me pak "unfunded commitments". Dhe angazhimet e marra ne rast se nuk lidhen me kornizat financiare nuk mund te realizojne, duke ndikuar keshtu edhe ne nje nivel mosrealizimi te programeve kaq te rendesishme sic eshte PVPE.

Per mua eksperienca shqiptare e buxhetimit bazuar ne outputet duhet te futet sa me shpejt ne Kosove ne menyre qe te permiresohet procesi i planifikimit te buxhetit. 

Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #4 on: January 04, 2011, 15:43:17 GMT »
Pikërisht Landa kjo ishte ajo që unë po i thosha Albanit. Nuk ka të bëjë me shkollat e ndryshme, sa ka të bëjë me përcaktimin e termave dhe përkthimin e saktë të tyre në shqip.Në strategjitë e përmendura nga Albani jepej një shembull që ilustron pikërisht atë që po thonim. Nëqoftëse Objektivi i rritjes së përfshirjes së fëmijëve në arsimin e detyruar nuk mbështetet me buxhet, atëherë ngelemi thjeshtë në kuadrin e ZDokumentave Strategjikë të shkruar bukur, por (shpeshherë) të pambështetur me buxhet.
Pra duhen lidhur të gjitha hallkat, por edhe për mua hapi i parë është lidhja e politikave me buxhetin.

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerësimi i Ndikimit / Impact Assessment
Re: Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #5 on: January 07, 2011, 22:25:31 GMT »
Edhe une mendoj se buxhetimi i bazuar ne outpute eshte çelësi i lidhjes së politikave me buxhetin, që do të ndikonte edhe në përmirësimin e notave për disa indikatorë të PEFA-së.
Unë sa për ilustrim të shkollave të ndryshme, bashkangjes Udhëzuesin për Proceset e Planifikimit dhe të Buxhetit, që është tentimi i parë për unifikimin e koncepteve të planifikimit dhe që paraqet një lloj kompromisi ndërmjet "shkollave" të ndryshme që i kam përmendur më herët.

 

RSS | Mobile

© 2002-2025 Taperssection.com
Powered by SMF