Author Topic: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin  (Read 496 times)

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« on: October 30, 2010, 21:41:01 GMT »
Deshiroj te hap diskutimin e pare nė gjuhėn shqipe me disa shembuj tė marrė nga dokumentet strategjike afatmesme dhe afatgjata tė shteteve siē janė: Estonia, Kroacia, Shqipėria dhe nė fund Kosova.  Tė gjitha kėto pėr tė paraqitur njė pasqyrė tė mėnyrės sė planifikimit afatgjatė dhe afatmesėm nė kėto shtete. Nuk do tė pėrqendrohem nė shifra, por do tė pėrqendrohem nė koncepte tė planifikimit, tė cilat nė Kosovė i shoh si jo tė qėlluara pėr tė arritur efekte optimale tė shpenzimeve. Pėr kėtė mė ėshtė nevojititur shqyrtimi i dokumenteve tė ndryshme tė planifikimit afatmesėm dhe afatgjatė, tė shteteve tė lartėpėrmendura.
 
Do tė filloj nga Estonia.  Planifikimi i tyre afatmesėm-afatgjatė pėrbėhet prej katėr viteve dhe pėrputhet me mandatin e tyre tė qeverisė.  Pėr aq sa kam mundur tė gjej, aktualisht si plan bazė katėrvjeēar ėshtė programi i qeverisė. Njė prej qėllimeve/synimeve/objektivave sa i pėrket sektorit tė arsimit ėshtė si vijon:
 
        •   Deri 2010, tė rritet pjesėmarrja nė “Arsim pėr tė Rritur” (arsim profesional) nga 6% deri nė 12,5%. (Programi pėr periudhėn 2007-2011)

Menjėherė mund tė gjejmė se nė vitin 2008 jepet pasqyra e performancės pėr tre tremujorėt e parė tė atij viti, dhe pėr kėtė qėllim/synim/objektiv, kemi si mė poshtė:

   Rezultati mesatar pėr tre muajt e parė tė vitit 2008 ėshtė 9,4%.
 
Pra qėllim/synim/objektivė e e thjeshtė, e matshme, specifike, dhe shumė i qartė sa i pėrket lidhjes sė buxhetit dhe politikės.

Sa i pėrket Kroacisė, njė vend tė cilin e kam vizituar, ēėshtja e planifikimit afatmesėm nuk ėshtė qendrore, pra nė nivel tė qeverisė, por nė nivel tė ministrive sektoriale pėrmes Planeve Zhvillimore 5 vjeēare (sė paku aq kam mundur tė gjej) qė pėrputhet me shtrirjen e rekomanduar nga shumė autorė tė njohur pėr strategjitė.  Nė Planin Zhvillimor 2005 – 2010, si objektiva zhvillimore pėr sektorin e arsimit jepen si mė poshtė:

        •   Deri nė 2010, tė rritet shkalla e regjistrimit nė institucionet parashkollore nga 43% sa ėshtė aktualisht nė 60%
        •   Deri nė vitin 2010, tė rritet pjesėmarrja e fėmijėve nė institucionet parashkollore nga 96% nė 98%.
 
Edhe kėtu gjejmė formulime tė thjeshta tė thjeshta, tė matshme, specifike dhe shumė tė qarta sa i pėrket planifikimit afatmesėm.
 
Nė Shqipėri, sa i pėrket planifikimit afatmesėm dhe afatgjatė tė arsimit, gjejmė Strategjinė Kombėtare tė Arsimit 2004-2015 e cila ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe shumė e pėrgjithshme (nuk u pėrqėndrova shumė nė kėtė pėr shkak tė pėrmbajtjes sė pėrgjithshme), dhe pastaj Strategjinė Kombėtare tė Arsimit Parauniversitar 2009 – 2013.  Nė kėtė strategji gjejmė objektiva 4 vjeēare tė zbėrthyera nėpėr vite ku njė shembull kemi mė poshtė:


   
                                                                           2007                                            Objektivat pėr Shqipėrinė
                                                            Shqipėri             Mesatarja                        2009         2011     2013
Numri mesatar i orėve pėr vit                                                     pėr EU
              •   7-8 vjeē                                 570                    750                                600           660        750
              •   15 vjeē                                  780                    900                                800           850        900
Numri i ditėve tė mėsimit                                  167                    185                                175           180        185
Numri i javėve tė mėsimit                                  35                      37                                  35            36          37


Pastaj, kjo strategji zbėrthehet tutje nė prioritetet afatmesme tė paraqitura nė Planin Buxhetor Afatmesėm ku secila prej tyre ka ndėrlidhje apo efekt drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė nė arritjen e objektivave tė strategjisė 4 vjeēare.  Pėr mė shumė, tė njėjtat zbėrthehen tutje nė Planin e Integruar tė Ministrisė.

Sa i pėrket dokumenteve strategjike nė Kosovė, kemi programin e Qeverisė qė ėshtė shumė i pėrgjithshėm dhe KASH-in, mirėpo nė raste tė caktuara kemi edhe strategji tė sektorėve ku si shembull do tė marrė njė objektive strategjike tė sektorit tė arsimit qė ka tė bėj me arsim gjatė tėrė jetės.
         •   Arsimi tėrėjetėsor dhe zhvillimi i resurseve njerėzore.

Kjo paraqet njė formulim tė pėrgjithshėm jospecifik, jo tė matshėm, e qė duke marrė parasysh se i tėrė KASh-i pėrmbanė formulime tė tilla shohim se prej nga rrjedh vlerėsimi nė PEFA, citoj, “Dokumenti i KASH paraqet dekleratėn e misionit dhe pėrshkrimin e situatės ekzistuese dhe synimet/qėllimet, mirėpo kėto nuk janė uniforme sa i pėrket cilėsisė dhe qartėsisė”.

Mendoj se vėmendja nga formulimet cilėsore (kualitative) duhet tė kalojė nė formulime sasiore tė cilėsive apo me fjalė tė tjera nė outpute apo siē njihen nė Shqipėri produkte.  Mirėpo, ajo ēka mė brengos dhe tė cilėn do ta ndaj kėtu nė formė tė pyetjes ėshtė - A mendoni se sistemi “dual budgeting” qė ekziston nė Kosovė do tė mund t’i bėj ballė prioriteteve cilėsore tė shprehura nė mėnyrė sasiore? - duke marrė parasysh se nga shembujt e lartėpėrmendur shohim se se, ndėr tė tjerash, ka objektiva/qėllime/synime tė cilat nuk kanė tė bėjnė me investime kapitale mirėpo kanė ndikim tė konsiderueshėm nė zhvillim.  (shih synimin/objektivin/qėlllimin e Qeverisė tė Estonisė).

« Last Edit: October 30, 2010, 22:30:20 GMT by Albani »

Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #1 on: November 11, 2010, 13:39:14 GMT »
Kosova eshte nje shtet i ri dhe eshte mese normale qe te kete mangesi te llojit qe keni permendur ju. Edhe ne Shqiperi, ne fillim te viteve 2000, kur u permendje njerezve qe Objektivat qe ata paraqisnin duhet ti benin SMART (Specifik, te Matshem, te Arritshem, Realist dhe Te kufizuar ne kohe), te shikonin si te habitur. Viti i pare qe PBA eshte bere si ushtrim ishte viti qe tregoi pikerisht mungesen e vizionit te njerezve.
Pastaj me perseritjen e ushtrimit u kuptua qe berja SMART e Objektivave u sherbente vete njerezve qe te dinin se cfare po benin dhe si duhet te vepronin ne te ardhmen.
Pra, per mua Kosova duhet te filloje me procesin, pasi sa me shpejt te filloje, aq me shpejt njerezit do ndergjegjesohen qe berja SMART e Objektivave do i ndihmoje ata ne punen e tyre te perditshme. Kur them njerezit, nenkuptoj administrata dhe politikeberesit.

Arsimi eshte nje fushe qe, per mendimin tim, eshte shume e thjeshte per tu perkthyer ne Tregues te matshem, pasi kemi te bejme me shkolla, me nxenes te regjistruar, me nxenes qe mbarojne shkollen fillore dhe fillojne shkollen e mesme dhe pastaj kalojne ne sistemin universitar. Per me teper Kosova ka hedhur nje hap qe duhet pershendetur, qe eshte Akreditimi i Universiteteve qe ishte i domosdoshem per te eliminuar kaosin ne Arsimin e Larte (sic eshte akoma ne Shqiperi ku nuk ngeli lagje e Tiranes pa pasur nje Universitet privat!!!!).



Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Re: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #2 on: December 04, 2010, 21:25:26 GMT »
Unė morra si shembull dokumente tė planifikimit afatmesėm tė disa shteteve, ndėrsa Sektori i Arsimit ėshtė zgjedhur rastėsisht. Tė njėjtėn gjė do tė mund ta bėja edhe pėr sektorėt tjerė.  Sa i pėrket shtetit tė ri, unė mendoj se proceset e planifikimit nė Kosovė tė cilat janė futur nė pėrdorim nga zeroja (viti 2000, 2001, 2003) kanė qenė pėrparėsi nė krahasim me proceset e vendeve tė tjera, p.sh. Shqipėria, Kroacia.  Personalisht kam pasur rastin tė vizitojė kėto dy vende, dhe nė njėrėn prej tyre na ėshtė thėnė sa me fat jeni qė keni filluar prej zeros, sepse ata ende pėrdornin sistemet e vjetra dhe as qe tentonin tė mendonin pėr vėshtirėsitė qė do t'i hasnin me rastin e fillimit tė procesit pėr ndėrrimin e tyre.

Unė mė shumė pėr kėtė fajėsoj imponimet nga "shkolla" tė ndryshme, qė janė mundėsuar nga mėnyra "sui generis" e funksionimit tė Kosovės prej vitit 1999, dhe vazhdon edhe sot. Si shembull mund tė marrė periudha tė ndryshme, njėra prej tyre 2003-2006 ku planifikimi afatmesėm ėshtė bėrė nė kuadėr tė dokumentit MTBF, dhe udhėzimeve qė buxheti vjetor tė jetė nė harmoni me politikat e paraqitura nė atė dokument.  Pastaj, vjen njė shkollė tjetėr dhe fut nė pėrdorim dokumentin MTEF.  Kėtu hyn edhe pėrkrahja sipas "shkollave" tė ndryshme e qė sot ka rezultuar me koncepte dhe terme tė ndryshme tė planifikimit nė dokumentin aktual MTEF.  Aty mund tė gjenden objektiva, synime, caqe, objektiva strategjike, varėsisht se me cilin sektor kemi tė bėjmė.  Pastaj ekzistojnė objektivat nė nivelin e investimeve individuale apo projekteve tė investimeve (mos tė harrojmė qė investim quhet edhe blerja e kompjuterėve).  Pastaj ka "outcomes", "outputs", "results" e kshtu me radhė e tė gjitha kėto e kanė bėrė punėn aq komplekse, sa qė nė mėnyrė tė vazhdueshme ka vlerėsime pėr mungesė kapacitetesh, ku kapacitetet janė mė se tė zhvilluara nėse marrim parasysh kėtė kompleksitet por tė zhvilluara nė drejtim tė gabueshėm. E gjithė kjo ka bėrė qė pėrpjekjet tė pėrqendrohen panevojė nė atė se a tė quhet synim, objektivė, cak se sa nė atė nėse synimi, objektivi, caku duhet tė jenė "SMART".

Kėshtu qė ajo ēfarė mbetet ėshtė njė vullnet pėr njė koordinim tė "shkollave" tė ndryshme nga qeveria pėrmes krijimit tė sistemit tė planifikimit, qė nė Shqipėri quhet SPI ku do tė vendosej baza gjithėpėrfshirėse e koncepteve tė planifikimit, sė bashku me veglat e pėrshtatshme, qė do tė siguronte masa tė unifikuara tė matjes pavarėsisht "shkollės" sė pėrfshirė.


« Last Edit: December 05, 2010, 09:02:18 GMT by Napodano »

Jolanda

  • Guest
Re: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #3 on: December 12, 2010, 22:21:24 GMT »
Mua me pelqen debati lidhur me planifikimin afatmesem dhe lidhjen me buxhetin. Nisur nga eksperienca ime ne Shqiperi dhe ne Kospve duke marre shkas nga diskutimi i filluar midis dy kolegeve te mi, do doja te vija theksin ne domosdoshmerine e planifikimit afatmesem per vendet tona, sidomos e lidhur me procesin e integrimit europian. Kohet e fundit kam bere nje tour ne te gjitha ministrite e linjes se Kosoves per ti asistuar ne procesin e hartimit te Planit te ri Te Partneritetit Europian per vitin 2011. Ajo c'ka kam vene re ne Kosove eshte mungesa e nje lidhjeje te qarte ne terma financiare, te dokumentave dhe programeve strategjike per Kosoven me MTEF dhe buxhetin.

Shpesh ne dokumentin e PVPE-se hasen aktivitete te perfshira te cilat nuk mbeshteten as ne MTEF apo sic njihet ne Kosove KASH, dhe as ne buxhetin vjetor. Mos lidhja e aktiviteteve te natyres strategjike sic jane ato qe perfshihen ne PVPE, me KASH apo me buxhetin, nuk ben gje tjeter vecse ndermarrjen e disa angazhimeve te cilat me gjithe vullnetin dhe deshiren e mire qe te realizohen nuk perbejne gje tjeter vecse disa angazhime te cilat nuk kane gjasa te realizohen duke rezultuar te jene as me shume e as me pak "unfunded commitments". Dhe angazhimet e marra ne rast se nuk lidhen me kornizat financiare nuk mund te realizojne, duke ndikuar keshtu edhe ne nje nivel mosrealizimi te programeve kaq te rendesishme sic eshte PVPE.

Per mua eksperienca shqiptare e buxhetimit bazuar ne outputet duhet te futet sa me shpejt ne Kosove ne menyre qe te permiresohet procesi i planifikimit te buxhetit. 

Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #4 on: January 04, 2011, 15:43:17 GMT »
Pikėrisht Landa kjo ishte ajo qė unė po i thosha Albanit. Nuk ka tė bėjė me shkollat e ndryshme, sa ka tė bėjė me pėrcaktimin e termave dhe pėrkthimin e saktė tė tyre nė shqip.Nė strategjitė e pėrmendura nga Albani jepej njė shembull qė ilustron pikėrisht atė qė po thonim. Nėqoftėse Objektivi i rritjes sė pėrfshirjes sė fėmijėve nė arsimin e detyruar nuk mbėshtetet me buxhet, atėherė ngelemi thjeshtė nė kuadrin e ZDokumentave Strategjikė tė shkruar bukur, por (shpeshherė) tė pambėshtetur me buxhet.
Pra duhen lidhur tė gjitha hallkat, por edhe pėr mua hapi i parė ėshtė lidhja e politikave me buxhetin.

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Re: Planifikimi afatmesėm dhe afatgjatė dhe lidhjet me buxhetin
« Reply #5 on: January 07, 2011, 22:25:31 GMT »
Edhe une mendoj se buxhetimi i bazuar ne outpute eshte ēelėsi i lidhjes sė politikave me buxhetin, qė do tė ndikonte edhe nė pėrmirėsimin e notave pėr disa indikatorė tė PEFA-sė.
Unė sa pėr ilustrim tė shkollave tė ndryshme, bashkangjes Udhėzuesin pėr Proceset e Planifikimit dhe tė Buxhetit, qė ėshtė tentimi i parė pėr unifikimin e koncepteve tė planifikimit dhe qė paraqet njė lloj kompromisi ndėrmjet "shkollave" tė ndryshme qė i kam pėrmendur mė herėt.

 

RSS | Mobile

© 2002-2024 Taperssection.com
Powered by SMF