Author Topic: Pėrse ndodhė Rishikimi i Buxhetit?  (Read 303 times)

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Pėrse ndodhė Rishikimi i Buxhetit?
« on: October 26, 2014, 22:56:46 GMT »
Duke pasur parasysh artikullin http://koha.net/?id=27&l=22629 do tė bėhem naiv dhe i paditur dhe t'ju pyes: 
1. Nėse lėjmė anash vitet zgjedhore, pėrse bėhet rishikimi i buxhetit?
2. A mund t'i pėrmbledhim 2 apo 3 arsye nė sistem tė mirė tė buxhetit, cilat janė shkaqet qė shtyjnė Rishikimin e Buxhetit?





Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Pėrse ndodhė Rishikimi i Buxhetit?
« Reply #1 on: December 14, 2014, 22:45:27 GMT »
Albani unė e lexova artikullin dhe mu duk se logjika ishte nė rregull. Pra nė kohėn kur ėshtė diskutuar, janė shfaqur shqetėsimet nė lidhje me mosfunksionimin e institucioneve nė Kosovė. Arsyet e rishikimit tė buxhetit?  Pėr mua mė kryesorja ėshtė rialokimi i burimeve. E di qė mund tė thuhet qė qeveria duhet tė planifikojė qė nė fillim tė vitit dhe nuk ka pse bėn ndryshime. Por duke pasur parasysh problemet e vendeve tona nė procesin e planifikimit tė tė ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, rishikimi buxhetor ėshtė i nevojshėm. Ka raste kur realizimi i tė ardhurave ėshtė mė i lartė se planifikimi dhe ėshtė e nevojshme qė tė mbėshteten projekte tė reja. Ka edhe raste (shumica e rasteve) kur parashikimi i tė ardhurave buxhetore nuk realizohet, dhe pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė tė bėhet prioritizimi i projekteve qė do vazhdojnė tė financohen. 

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Re: Pėrse ndodhė Rishikimi i Buxhetit?
« Reply #2 on: February 14, 2015, 19:41:59 GMT »
Unė e shoh tė arsyeshme kėtė nėse ndodh nė njė vit pėr shkak tė ndonjė shoku apo pėr shkak tė vitit zgjedhor, dhe vjen njė qeveri tjetėr me njė program tė ri qeverisės, dhe bėn rishikimin e buxhetit, mirėpo shndėrrimi i kėsaj nė njė proces tė vazhdueshėm e humb kuptimin e vitit fiskal. Pėr mė shumė, konsumon shumė punė nė ato ndryshime dhe heq pėrqėndrimin nga planifikimi i viteve tė ardhshme. 

Para njė kohe, pata rastin nė njė trajnim ta marrė si shembull draftin e buxhetit pėr vitin 2015, i cili tashmė ėshtė miratuar, ku shihet qartė se pėr njė "projekt" kapital (qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė kapital) viti i parė ėshtė buxhetuar 50% mė pak se totali i vitit tė 2-tė dhe tė 3-tė.  Eshte e qartė qė buxheti i tillė nuk mbulon koston reale tė "projektit", duke pasur parasysh qė produktet e tilla janė ofruar edhe nė vitet e kaluara, atėherė si trajner pata vėshtirėsi ta shpjegoj njė fenomen tė tillė.  Prapė, iu pėrmbajta parimit, dhe shpjegimi ishte: 

Ekzsitojnė dy mundėsi tė njė rasti tė tillė:
1. Do tė ketė rritje tė ēmimeve pėr produktin nė fjalė duke filluar nga viti i ardhshėm,  ose
2. Do tė ketė dyfishim tė pėrfituesve nga ky "projekt",

Sidoqoftė,  sa mė pak ndryshime tė buxhetit gjatė vitit, do tė thotė planifikim mė i mirė i buxhetit, rrjedhimisht zbatim mė tė mirė tė prioriteteve tė qeverisė tė deklaruara para publikut, dhe ofrim tė shėrbimeve mė tė mira nė kuadėr tė resurseve qė janė nė dispozicion.





« Last Edit: February 14, 2015, 20:06:22 GMT by Albani »

Arjeta

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 12
Re: Pėrse ndodhė Rishikimi i Buxhetit?
« Reply #3 on: November 02, 2015, 22:26:49 GMT »
Unė dua tė bėj krahasimin me regjimin e Inflacionit tė Shėnjestruar (Inflation Targeting) qė zbatohet. Ka dy lloje: strikt dhe fleksibėl. Tek i pari nėse Banka Qendrore nuk realizon objektivn e saj, guvernatori mund edhe tė shkarkohet. Tek i dyti, nė raste mos realizimi Banka Qendrore duhet tė japė shpjegimet.

Kosova duhet fillimisht qė tė pėrmirėsojė planifikimin, qė nuk arrihet pa pasur stabilitet politik dhe institucional. Unė nuk jam me idenė e vendosjes sė kufizimeve qė nuk pėrkojnė me realitetin e vendeve tona. Duhet rregull fiskal dhe shpėrndarje e fondeve nė sektorė sipas nevojave dhe jo sipas 'fuqisė' sė drejtuesit tė institucionit.

Sidoqoftė gjėrat po pėrmirėsohen, ngadalė por po  pėrmirėsohen. 

 

RSS | Mobile

© 2002-2024 Taperssection.com
Powered by SMF