Author Topic: Fundi i Viti: kursime apo ndėshkime pėr mosrealizim  (Read 250 times)

Albani

  • PFM Member
  • *
  • Posts: 27
    • Vlerėsimi i Ndikimit / Impact Assessment
Fundi i Viti: kursime apo ndėshkime pėr mosrealizim
« on: December 20, 2016, 19:59:04 GMT »
Sot rastėsisht lexova njė gjysėm artikull nė lidhje me buxhetin.  Pavarėsisht qasjes mediatike ndaj institucionit apo qeverisė, unė vėrejta disa shprehje tė cilat nuk duken mjaft te qelluara.  Artikulli mund tė gjendet nė http://koha.net/?id=4&l=148144

Mė saktėsisht, fiskal theksohet se:

Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "..ende pa u mbyllur viti fiskal, ka 3.8 milion euro mė pak nė kategorinė e shpenzimeve kapitale, nė krahasim me buxhetin qė ka pasur nė fillim tė vitit." Pastaj vazhdon "Qeveria e Kosovės ka vendosur qė kėto mjete t'i ēojė nė kursime, pasi ėshtė llogaritur se MKRS-ja nuk mund t'i shpenzoj deri nė fund tė vitit".

Nė sytė e mi ekziston njė kontraditė pėrdorimi i shprehjes "kursimet" dhe "mosmundėsisė pėr t'i shpenzuar deri nė fund tė vitit" si arsyetim pėr "kursimin" e tillė.  Nėse nisemi nga parimi se Buxheti ėshtė pėr zbatimin e politikave prioritare, duke pasur parasysh se nevojat janė shumė mė tė larta, atėherė nė fillim tė vitit njė politikė e cila ėshtė konsideruar prioritare, i janė ndarė mjete financiare (buxhet) ndėrsa nė fund tė vitit konstatohet se institucioni nuk mund tė shpenzojė mjetet deri nė fund tė vitit.  Kjo mė shumė duket si ndėshkim pėr moszbatim tė politikave se sa kursim, pasi qė sigurisht qė me "kursimin e buxhetit" janė kursuar edhe "disa projekte" nga lista e projekteve.  Si rrjedhim, ekziston njė nevojė pėr tė dalluar kursimin prej shkurtimit pasi qė kursimi arrihet vetėm kur politika zbatohet siē ėshtė planifikuar ndėrsa zbatimi ėshtė bėrė nė mėnyrė mė efikase qė ka rezultuar me kursim, pra prioriteti ėshtė realizuar me njė kosto mė tė ulėt se sa qė ėshtė planifikuar dhe ekziston njė nevojė mė pak pėr publikun. Ndėrsa shkurtimi i mjeteve i mjeteve nė fund tė vitit, nuk ėshtė asgje tjetėr vetėm ndėshkim pėr mosrealizimin e prioriteteve dhe si rrjedhim nevoja e identifikuar mė herėt mbetet pėr t'u shqyrtuar nė vitetet e ardhshme. 

Pėr tė ilustruar kėtė do tė marrė si shembull ngrohjen si prioritet pėr stinėn e dimrit, qė njėherėsh ėshtė edhe nevojė, pra nėse gjatė dimrit fillimisht planifikohet ngrohja me rrymė me njė kosto tė caktuar, mirėpo me ardhjen e dimrit vendoset qė ngrohja tė bėhet me dru apo thėngjill, qė ėshtė kosto mė e lirė, atėherė nevoja ėshtė plotėsuar dhe kursimi ėshtė arritur. Mirėpo nė rast se vendosim qė gjatė dimrit tė mos ngrohemi fare dhe mjetet i shpenzojmė nė njė tė mirė tjetėr, atėherė nevoja e ngrohjes nuk do tė plotėsohet dhe ne do tė mėrdhijmė.

Pėr fund, ēdo shkurtim buxheti nė fund tė vitit do tė thotė njė prioritet i zbatuar mė pak, dhe njė nevojė e publikut e paplotėsuar, dhe nuk bėhet fjalė pėr kursim. 
 

 

RSS | Mobile

© 2002-2024 Taperssection.com
Powered by SMF